Ushtari i cili ishte i involvuar në ngjarjet më 27 prill në Kuvend, që brenda një kohe të shkurtër pas kësaj shkoi në mision në Afganistan, prej së premtes së kaluar u kthye në Maqedoni dhe u dërguar në bisedë te prokurori. Siç merr vesh MIA nga Ministria e Mbrojtjes, për ushtarin i cili paraprakisht u evidentua nga policia si pjesëmarrës në ngjarjet e 27 prillit, procedura për kthimin e tij në Maqedoni ka filluar menjëherë pasi u kuptua se ai u dërgua në mision. Nga Ministria potencojnë se për ushtarin e kthyer tashmë është hapur procedurë disiplinore, si dhe kanë filluar procedura edhe për oficerë dhe ushtarë të tjerë të ARM-së, të cilët kanë marrë pjesë në ngjarjet e pakëndshme në Kuvendin e RM-së më 27 prill.
Data 11.04.2026
Aktuale
- Studentët kërkojnë të mos flasin të tjerët në emrin e tyre
- Aksidenti tragjik, ky është i riu shqiptar që vdiq në Austri
- Mos ta bëjmë gjyqin vetë për gjuhën shqipe!
- Mbrojtësit e rremë të gjuhës shqipe
- VMRO kërkon sqarime nga Zaev dhe Filipçe për rastin “Daka”
- Filmi horror që “po ua prish mendjen” shikuesve: frika nuk vjen nga përbindëshat, por nga uji
- Kurti, bashkë me deputetë e ministra të VV-së, të pranishëm në varrimin e babait të Albulena Haxhiut
- “Aeroporti i Vlorës ka mbetur peng”- Klodiana Lala: SPAK ka thelluar hetimet, 7 persona akuzohen për shpërdorim me tenderët! Një pjesë e dosjes “top secret”

