Panel diskutim në temë “Nga mbeturina deri në energji – sfida dhe mundësi” do të mbahet sot në Shkup në kuadër të shënimit të Javës evropiane për zvogëlimin e mbeturinave, transmeton Express.
Fjalim në diskutim, siç është paralajmëruar, do të kenë zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli dhe Jaromir Leviçek nga delegacioni i BE-së në Maqedoni.
Në panel diskutim janë ftuar edhe përfaqësues të MMJPH, të partnerit të Maqedonisë të konsorciumit italian “Eko Enerxhi”, të kompanisë “Vezë Sharri” dhe të çimentores “Usje” SHA Shkup.