Janë zbardhur emrat e katër personave të arrestuar me urdhër të SPAK, ku mes tyre është edhe drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.
Po ashtu në pranga ka rënë edhe Eriona Dautaj, magjistrate në Shkollë e Magjistraturës, ish oficere policisë gjyqësorë ne Prokurorinë e Krimeve të Renda dhe Hetuese ne BKH, aktualisht magjistrate.
Në pranga kanë rënë edhe Astrit Vladi si dhe avokati Radovan Çela.
Sipas News24, të dyshuarit kanë abuzuar me detyrën lidhur me një procedim.
Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.