Shkruan: Hamzi Ibraimi
Unë, si një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ndjehem tëpër i revoltuar dhe i nënçmuar nga ajo që po shoh se si po veprojnë udhëheqësit e Komunitetit Musliman në Shqipëri.
Posaçërisht jam i revoltuar me veprimet dhe qëndrimet e kreut të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ku nga ky veprim janë tronditur besimtarët musliman dhe opinionin publik në Shqipëri po ashtu edhe në Maqedoni dhe Kosovë.
Qëndrime dhe veprimet që po i bën kreu Gulenist që e udhëheq këtë Komunitet është e papranueshme.Ku së fundmi, herë shihet pranimi i tij në një iftar me një oficer të ushtrisë izraelite, Yoel Kaplan, i cili njëkohësisht mban postin e kryerabinit të Shqipërisë, kjo pamje ka ngritur shqetësime serioze. Sepse Kaplan nuk është vetëm thjesht një përfaqësues fetar, por edhe një pjesëmarrës në luftën (gjenocidin) që po zhvillohet në Gaza, një luftë që shumë organizata ndërkombëtare e kanë cilësuar si gjenocidiale.Në një kohë kur bota po dënon krimet e kryera në Gaza dhe kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë po shqyrton rastin e I_zraelit për gjenocid, veprimet e kreut të KMSH-së Bujar Spahiu janë të pa pranuara si nga Muslimanët e Shqipërsi por gjithashtu edhe për ne të maqedonis dhe kosovës janë të pa pranueshme që të shihet një udhëheqës fetar mysliman të ulet në të njëjtën tryezë me një përfaqësues të një ushtrie që po kryen akte të rënda kundër popullit palestinez, ky veprim i kreut gylenist që ka uzurpuar KMSH-në bie ndesh me parimet e drejtësisë dhe solidaritetit që mbrojnë myslimanët anembanë botës. Por me keq ardhje e them sepse kjo nuk është hera e parë që Bujar Spahiu ka treguar afërsi me përfaqësues të I^zraelit. Por ai ka realizuar një sërë takimesh të tij me zyrtarë izraelitë, në një kohë kur ky shtet po bën shkelje të të drejtave të njeriut.
Kjo tregon se ky person që është në krye të këtij komuniteti nuk përfaqëson vlerat dhe interesat myslimanëve në Shqipëri.
Sepse ky institucion duhet të qëndrojë në anën e të drejtës, dhe të mbrojë kauzat e drejta dhe të refuzojë çdo lloj bashkëpunimi me ata që janë të përfshirë në mizori dhe shtypje.
Un Hamzi Ibraimi një Shqiptar Musliman nga Maqedonia e Veriut duke parë dhe analizuar situatën se çka po ndodh në Shqipëri kam vendosur që të përkrahi vëllezërit e mi musliman të Shqipërsë që nëpërmjet këtij opinionit tim që të kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të Bujar Spahiut nga posti i kryetarit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë. Sepse nëse një udhëheqës fetar që nuk ka guxim dhe nuk arrin që ti mbrojë parimet në bazë të drejtësisë dhe solidaritetit nuk është aspak e logjikshme që ai të qëndrojë më në krye të një institucioni kaq të rëndësishëm për myslimanët shqiptarë.
Por gjithashtu nuk duhet haruar as ngjarjen e fundit që u bë me faljen e parakohshme të namazit të Bajramit po aahtu edhe kjo ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë të thellë tek besimtarët muslimanë në Shqipëri. Falja 15 minuta para orarit zyrtar të shpallur nga vetë Komuniteti Musliman i Shqipërisë (KMSH) është një akt i papërgjegjshëm që ka lënë mijëra besimtarë të zhgënjyer dhe të privuar nga pjesëmarrja në këtë adhurim të shenjtë.
Sepse ky veprim nuk është një gabim i thjeshtë, por është një tregues i qartë i keqmenaxhimit dhe mungesës së përgjegjësisë nga ana e drejtuesve të KMSH, veçanërisht e kryetarit Gylenist Bujar Spahiu. Sepse një institucion si KMSH-ë që ka për detyrë të udhëheqë dhe t’i shërbejë besimtarëve në mënyrë të përpiktë dhe me përgjegjsi të madhe nuk duhet aspak të lejohet që të sillet me neglizhencë dhe përçmim ndaj besimtarëve të këtij komuniteti .
Apeli im është se besimtarët e Shqipërisë meritojnë përfaqësim të denjë, dhe një udhëheqës që qëndron përkrah të drejtës dhe që mbron parimet e Islamit pa kompromise.
Tani është momenti për ndryshim dhe përgjegjësi.