Po vijon periudhë e motit jostabil me mjegull në orët e mëngjesit, njofton DPHM. Sipas parashikimit, nga e marta do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale, në disa vende më të dendura, mbi 30 litra për metër katror. Do të fryjë erër mesatare deri e fuqishme nga drejtimi jugor, ndërsa përgjatë Vardarit nga juglindja, mbi 60 kilometra në orë.
Siç informon DPHM, nesër në mëngjes në disa lugina do të ketë kushte për mjegull. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me vranësira. Në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesët veriperëndimore do të ketë kushte për shi të lehtë lokal. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në -1, ndërsa temperatura maksimale ditore do të arrijë 19 gradë.
Në Shkup në mëngjes në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht i vranët. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme jugore. Temperatura do të lëvizë prej 3 deri 15 gradë.


