Duke filluar që nesër deri në të premtën PSP-ja ka caktuar çdo ditë senaca gjyqësore për gjashtë lëndë, tani më të njohura për publikun.
Të hënën rikthehet në gjykatë lënda ”Spiun” dhe ”Dhuna në Qendër”.
“Spiuni”, në këtë lëndë akuzohen gjithsej 18 persona për bashkëpunim kriminal, spiunazh, shpërdorim të detyrës zyrtare, shantazh, mashtrim dhe posedim të palejuar të armëve. Prej tyre Vane Cvetanov u dënua me 3 vjet e gjysëm burg me kusht, Marian Efremov dënim prej 10 vjet dhe Marijan Maxhovski 1.5 vjet burg me kusht.
Në fjalët përmbyllëse të pandehurit pohuan se nuk ishin fajtorë dhe kërkuan nga Gjykata t’i lirojë nga përgjegjësia penale.