Në 900 metra mbi nivelin e detit, në majën e malit Baba, ndodhet fshati Arvati i Prespës, ku jeton Rumenka Dimovska, një grua e palodhur që prodhon mollë dhe përgatit fruta të ndryshme nga produktet e vjela në natyrën e paprekur të fshatit të saj.
“Gjëja më mosmirënjohëse është të hedhësh ushqime që janë prodhuar me mund dhe shumë dashuri. Prandaj vendosa të filloj me tharjen e frutave, kryesisht mollët nga pemishtet tona”, na tregon Rumenka, e cila është anëtare e Federatës Kombëtare të Fermerëve, duke treguar se si vendosi të fillojë prodhimin e frutave të thata.
Mollët thahen në tharëse, pa asnjë aditiv dhe siç na tha Rumenka, nëse paketohet mirë, frutat e thata mund të qëndrojnë një vit të tërë pa i humbur vetitë./Lajmi i plotë.