Gjykata e Apelit në Shkup e ka shfuqizuar dënimin me burg të përjetshëm për Naim dhe Ramiz Asanin, të akuzuar për vrasjen e vëllezërve Enis dhe Engin Ismaili dhe Rahmetullah Ibishit, që ndodhi në vitin 2006 në një çajtore në lagjen Serava në Shkup. Siç mëson gazeta Koha, aktgjykimi me burg të përjetshëm për të akuzuarit Naimi dhe Ramizi, është zëvendësuar me dënim prej 20 viteve burg. Paralelisht me këtë ndryshim të vendimit atyre u është vazhduar masa e paraburgimit. Të njëjtit vazhdojnë të qëndrojnë në burgun e Idrizovës.
Paraprakisht, një status në profilin e LSDM-së në Facebook të Komunës së Haraçinës, falënderohej kryeministri Zoran Zaev për, siç shkruhej, lirimin nga burgu i përjetshëm i Nazim dhe Ramiz Asanit, ndërsa është falënderuar edhe kryetarja e Komunës, Milikije Halimi.
Tani, pas lajmit në KOHA, statusi në fjalë i faqes “LSDM Haraçinë”, është fshirë.
Vrasja e trefishtë, , ndodhi në një çajtore në lagjen Serava, 13 vite më parë, ndërsa tronditi jo vetëm Shkupin, por gjithë vendin. Si rezultat i kësaj vrasje të trefishtë, atë kohë u mbajtën protesta masive në Shkup. Ndërkohë, të akuzuarit Naimi dhe Ramiz Asani u arrestuan një vit pas kësaj ngjarje, respektivisht në vitin 2007. (koha.mk)
Data 22.03.2026
Aktuale
- (VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra tjetrën për përfshirje në korrupsion
- Protesta pa fjalime e opozitës! Qytetarët do të mblidhen para kryeministrisë! Të angazhuar 1500 efektivë policie
- (VIDEO) Shtetet e rajonit marrin masa për parandalim të krizës
- Shkup “Bit Pazar”: Personi i armatosur terrorizon, kryen një grabitje dhe dy tentativa brenda një ore
- Humbi kontrollin mbi motomjetin dhe u përplas me barriera anësore të rrugës, humb jetën 28-vjeçari
- Nikolloski: Në Uashington u konfirmuan raportet e mira politike dhe ekonomike me SHBA-të
- Mickoski: Ulet TVSH-ja në 10% për derivatet e naftës, qytetarët do të kursejnë deri 200 mijë denarë në ditë
- Mashtrohet shtetasi turk në Gostivar: I morën 2700 euro për një patentë shoferi



