Samedin Imeri
Gjatë një mospajtimi midis dy individëve,grupeve ose etnive,pala e pakënaqur në fillim pakënaqësin e vet e tregon në mënyrë verbale,nëse kjo metodë dhe metodat tjera të veprimit nuk japin rezultat vjen deri te konflikti fizik ose ushtarak,respektivisht deri te perdorimi i armës si metodë e fundit për të aritur qëllimet e veta.Ky fenomen u ndodhi edhe shqiptarëve në RM.Me pamvarësimin e RM shqipatrët treguan se pozita e tyre nuk është ajo që duhet të jetë në shtetin e posaformuar,duke mos votuar kushtetuën e RM,duke mohuar referendumin për pamvarësi,duke shpallur shtetin e tyre Iliridën,.Pasi këta metoda nuk dhanë rezultatin e duhur ose efektet e këtyre veprimeve ishin shumë të vogla,në vitin 2001 shpërtheu konflikti fizik gjegjësisht konflikti ushtarak.Si rezultat i këtij konflikti ushtarak me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar u arit Marëveshja e Ohrit.
Fryma e kësaj Marëveshje ishte që gjendja respektivisht pozita e shqipatrëve në RM të kalojë nga një shoqëri që ka pozitën e argatit ,në pozitën e ortakut në kuadër të RM.
Edhe pse nga pamvarësimi i RM,asnjë qeveri,nuk është formuar dhe nuk ka funksionuar pa një parti politike shqiptare përsëri gjendja e shqipatrëve mbetet në pozitën e argatit.E keqja më me madhe qëndron në atë se shqipatrët përdorën edhe mjetin e fundit në zgjidhjen e problemeve të tyre ,pra luftën e 2001 dhe tash një dekadë e gjysëm nga 2001 dhe një qerek shekulli nga formimi i Maqedonisë si shtet,roli i shqipatrëve në RM nuk ndryshon.Duke e ditur se vetë pushteti oficialisht pranon se 1/4 e popullsisë së RM janë shqipatrë.Kjo përqindje nuk reflekton këtë përqindje në shtet gjegjësishtë në pushtetin egzekutiv.Nëse bëhemi pak më pragmatik dhe punët i shohim ashtu si janë del se shqipatrët nuk janë edhe në pozitën e argatit por edhe më keq dhe nuk janë qytetar të rendit të dytë por të redit të katërt ose më poshtë psh nëse numërojmë pozitat e funksioneve në shtet psh:
Kryetari i shtetit-maqedon,Kryetari i Kuvendit-maqedon,Kryetari i Qeverisë-maqedon Ministri i PM-maqedon….
Shoqëria në RM (de fakto) është shoqëri multietnike dhe multireligjioze,mirëpo pushteti(de jure) është monoetnik dhe monoreligjioz,nëse nuk marim në llogaritje makijazhet që bëhen në të gjitha qeveritë e deritanishme.
Gjendja politike në kohën e fundit në vecanti me parqitjen e krizës së fundit politike dëshmohet se roli i shqipatrëve jo që ka qenë inferior por ndonjëherë edhe për gjynah.
Është koha që shqiptarët të organizohen në mënyrë më të mirë politikisht dhe ta ndryshojnë pozitën e tyre.Por asnjëherë mos mashtrohen se punën që duhet ta bëjnë vetë, do ta bëjnë miqtë e tyre ndërkombëtar.Thjeshtë shqiptarëve u duhet një hap politik ndryshe nga deri të tanishmit,një organizim posttranzicional që zgjat 25 vjet.Hapi i ri duhet të përmbajë koncept dhe vizion i ri i cili vizion ofron ndryshim i konceptit të shtetit dhe avancimi i gjendjes politike ,ekonomike,kulturore….
Për të kaluar shqipatrët nga argatllëku në ortakllëk në RM,duhet që të ndryshohet koncepti i shtetit gjegjësishtë Maqedonija duhet të RIDEFINOHET.