Nga 9.590 denarë, sa ishte paga minimale në Maqedoni deri në mesin e vitit 2016, paga minimale do të rritet në 20.000 denarë në vitin 2023.
Kjo do të rrisë më tej pagat e të gjithë punëtorëve të tjerë dhe do të çojë në një rritje të pagës mesatare.
– Në muajin mars të çdo viti, sipas kësaj metodologjie do të bëhet rregullimi i pagës minimale. Presim që paga minimale të jetë rreth 20.200 denarë. Kjo është rreth 12-13 për qind ose rreth 2000 denarë paga më e lartë se në vitin 2022. Dhe nëse shikojmë prapa, kur paga minimale ishte 9.000 denarë, e jo në të gjithë sektorët, disa sektorë paguanin 8.000 denarë, tani në mars do të kemi pagë mbi 20.000 denarë, që është më shumë se dyfish. Tashmë paga minimale është për 12.000 denarë më e lartë, tha për 24 ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska./Lajmi i plotë.