Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim për të gjithë qytetarët shqiptarë që planifikojnë të udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Shengen, pasi duke filluar nga data 10 prill 2026, në 29 vendet e zonës hyn në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes (EES).
Siç njofton ministria e Jashtme, ky sistem i ri do të zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave me një regjistrim elektronik të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve që vijnë nga vende jashtë Bashkimit Evropian.
Ministria sqaron se në hyrjen e parë pas datës 10 prill 2026, qytetarët shqiptarë do t’i nënshtrohen një procesi të ri regjistrimi në pikat kufitare, ku do të mblidhen të dhënat e pasaportës, fotografia e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve.
Autoritetet paralajmërojnë se refuzimi për të dhënë të dhënat biometrike do të sjellë automatikisht refuzimin e hyrjes në territorin Shengen. Po ashtu, theksohet se pasaporta duhet të jetë e vlefshme dhe në gjendje të mirë fizike.
Ministria sqaron se qytetarët nuk kanë nevojë të aplikojnë paraprakisht për sistemin EES, pasi regjistrimi do të kryhet në momentin e kalimit të kufirit.
Njoftimi i ministrisë së Jashtme:
NJOFTIM PËR QYTETARËT SHQIPTARË QË UDHËTOJNË DREJT VENDEVE TË HAPËSIRËS SHENGEN
Mbi hyrjen në funksion të plotë të Sistemit Evropian të Hyrje/Daljes (EES)
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon qytetarët shqiptarë se, duke filluar nga data 10 prill 2026, në 29 vendet e hapësirës Shengen hyn në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes (Entry/Exit System – EES), i cili zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrimin elektronik të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian.
Ky sistem, i cili ka nisur të zbatohet pjesërisht që prej tetorit 2025, do të aplikohet për të gjithë shtetasit që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, në zonën Shengen.
Qytetarët duhet të kenë parasysh sa vijon:
* Në hyrjen e parë pas datës 10 prill 2026, në pikën kufitare do të regjistrohen:
o të dhënat e pasaportës;
o fotografia e fytyrës;
o gjurmët e gishtërinjve.
* Refuzimi për të dhënë të dhënat biometrike sjell refuzimin e hyrjes në territorin Shengen.
* Në fazën fillestare të zbatimit mund të ketë vonesa në aeroporte, porte dhe pika kufitare tokësore; për këtë arsye, qytetarët këshillohen të paraqiten më herët për udhëtim.
* Pasaporta duhet të jetë e vlefshme dhe në gjendje të mirë fizike.
* Nuk kërkohet aplikim paraprak për EES; regjistrimi kryhet në momentin e kalimit kufitar.
* Sistemi nuk ndryshon rregullin ekzistues të qëndrimit: maksimumi 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme rekomandon që qytetarët të informohen paraprakisht mbi procedurat e reja dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë në konsideratë kohën shtesë të nevojshme për kontrollet kufitare.
Për informacione të mëtejshme, qytetarët mund të konsultojnë faqen zyrtare të Bashkimit Evropian për EES:


