Qeveria sot vendosi që disa institucione shtetërore të punojnë me dy ndrrime, në mënyrë që qytetarët pas mbarimit të orarit të punës të mund të kryejnë punët e nevojshme administrative.
Është marrë vendim që në të gjitha institucionet shtetërore të ketë orar fleksibil pune.
Prej 1 shtatori orari i punës do të jetë prej 7:30 deri në 15:30 për turnin e parë të të punësuarve, ndërsa prej orës 16:30 deri në 20:30 do të punojë turni i dytë i administratës.
Me dy ndrrime për momentin është vendosur që të punojë Drejtoria e të Ardhurave Publike, Drejtoria për Menaxhim me Librat Amë, Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes. /SHENJA/

