https://www.facebook.com/1735283780053070/videos/1969288869985892
Nuk është hera e parë që kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, bëhet pjesë e emisionit investigativ ‘Fiks Fare’ që transmetohet në Top Channel. Kjo është hera e tretë që Bejta, ka shkaktuar të qeshura edhe në Shqipëri.
Nevzat Bejta, njihet në opinion si politikan me dozë humori dhe shpeshherë gafat e tij, kanë nxitur reagim jo vetëm në Maqedoni, por kanë zënë hapësirën televizive edhe në Shqipëri e Kosovë, njofton Fol.
”Unë i kisha apeluar gjithëve çifteve të rinj, të bëjnë tre e më tepër fëmijë, edhe çerdhet do të mbushen dhe numri i fëmijëve nëpër shkolla do të rritet”, ka mjaftuar vetëm kjo ‘perlë’ e Bejtës dhe videoja e përgatitur nga ‘Fiks Fare’ të bëhet virale në rrjetet sociale.
Përndryshe, Nevzat Bejta, për së treti herë kandidon në Komunën e Gsotivarit duke pretenduar të bëhet i pari i Komunës.