Futja e të rinjve në botën financiare përmes ofrimit të paketave bankare të dizajnuara posaçërisht për ta nuk është vetëm një mënyrë për të menaxhuar paratë, por edhe i përgatit ata për të ndërtuar pavarësinë dhe të ardhmen e tyre financiare.
Me qëllim që të nxisë pavarësinë financiare te të rinjtë dhe të mundësojë pagesa të sigurta dhe të thjeshta, UNIBanka AD Shkup prezanton një paketë unike të quajtur UniQ. Kjo paketë është e dedikuar për të rinjtë nga 15 deri në 25 vjeç dhe ofron shumë përfitime.
Duke aplikuar për këtë paketë, të rinjtë marrin:
Kartën e debitit Mastercard® falas për të rinjtë,
Mbajtje falas të llogarisë,
Njoftime falas përmes SMS-ve UNI,
Leje për të tejkaluar bilancin deri në 15.000 denarë pa asnjë kost administrative – e miratuar pa nevojë për garantor, vetëm me indeks,
Abonim falas për Netflix për 3 muaj (për klientë të rinj).
Për më tepër, ofrohen edhe zbritje dhe promocione speciale te tregtarët e përzgjedhur.
Kjo paketë ofron shumë përfitime të përshtatura për nevojat e të rinjve, duke vërtetuar edhe një herë se UNIBanka AD Shkup është Banka e të Rinjve – një institucion financiar i besueshëm që i kupton nevojat e tyre dhe u ofron mbështetje në procesin e pjekurisë, rritjes dhe formimit si individë të përgjegjshëm, të motivuar dhe të pavarur.
Nxënësit e shkollave të mesme, studentët dhe të punësuarit në moshën 15-25 vjeç, përmes paketës UniQ, marrin një mbështetje të rëndësishme në një periudhë të jetës së tyre të mbushur me ide, pritshmëri dhe suksese të vogla që i afrojnë ëndrrave të mëdha. Një kohë kur është thelbësore të fitohet vetëbesim dhe të përballen me të gjitha sfidat.
Për paketën UniQ mund të aplikojë çdo person në moshën 15-25 vjeç, me kusht që për personat nën 18 vjeç paketa nuk përfshin leje për tejkaluar bilancin dhe abonimin Netflix. Abonimi falas për Netflix vlen edhe nëse jeni tashmë klient i Netflix. Me mbushjen e 25 vjetëve, përdorimi i paketës përfundon.
Për më shumë informacione dhe lajme të tjera, na ndiqni në rrjetet sociale:
Shfrytëzoji përfitimet! Bëhu edhe ti UniQ…