Analisti politik, Florian Nesimi, nuk beson se Ali Ahmeti do të arrijë që t’i pajtojë dy ish rivalët e tij politik, Ziadin Selën dhe Arben Taravarin.
Në emisionin “Dialog te Lajmi”, Nesimi tha se nëse Ahmeti lëshon pe ndaj Selës dhe Taravarit për t’ua dhënë komunën e Strugës dhe Gostivarit, atëherë partia e tij rrezikon të mbetet pa asnjë komunë urbane.
“Nuk do të mund të arrijë t’i pajtojë BDI-ja z.Taravarin dhe z.Sela pikërisht për shkak të ndarjes së komunave sepse shumë me rëndësi është të potencohet edhe Struga. Sela me siguri do të insistojë që ta ketë Strugën. Por, nëse Strugën dhe Gostivarin, BDI-ja ua le partive tjera ndërsa Tetovën e ka të humbur, po me gjasë edhe Çairin, do ta humbe, atëherë BDI-ja rrezikon të mbetet pa asnjë komunë urbane, ndoshta vetëm më Dibrën”, u shpreh Nesimi në emisionin “Dialog te Lajmi”.