Shtabi i krizës sot ka mbajtur mbledhje e cila është udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev. Gjatë kësaj mbledhjeje është diskutuar për gjendjen epidemiologjike me Kovid-19 dhe për procesin e vaksinimit. Në propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në seancën e sotme është vlerësuar se janë krijuar kushtet që fillimi i vitit të ri shkollor të jetë me prani fizike të nxënëse, me përjashtime të caktuara. Vendimi pritet të sillet nesër në seancë qeveritare. Në mbledhje, siç njoftojnë nga Qeveria, është vendosur për këtë mënyrë të mbarëvajtjes së procesit arsimor, duke u bazuar në numrin e madh të mësimdhënësve dhe kuadrit arsimor të vaksinuar. Në këtë drejtim janë edhe protokollet të përpiluara nga epidemiologët, të cilat janë miratuar tashmë për mësim me prani fizike, kurse kanë të bëjnë me mbajtjen e maskës dhe ajrosje të rregullt të hapësirave ku do të zhvillohet procesi arsimorë.
The post Nesër vendimi edhe për mësimin në shkolla me prani fizike appeared first on Alsat.