Nesër pritet të ketë sërish takim të liderëve në të cilin takim partitë do të tentojnë të gjejnë zgjidhje për çështjet strategjike.
Së pari është formimi i KSHZ-së, prej të cilës varet edhe referendumi që duhet të mbahet në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.
Për këtë kushte të opozitës janë Ligji për financimin e partive, për të cilin ka konsensus, ndryshime në Ligjin për Qeveri, gjegjësisht formimin e qeverisë teknike 100 ditë para çdo zgjedhjeve dhe ndryshime në Kodin penal lidhur me amnistinë.
Kryeministri Zaev në takimet e mëparshme deklaroi se nuk do t pranoj amnisti direkte ose indirekte,
Takimi i liderëve të enjten përfundoi pa sukses, por sipas partive janë përafruar qëndrimet rreth disa pyetjeve.