05 March
BDI-ja dhe kuadrot e saj në krye të komunave shqiptare nuk janë të interesuar për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Nënkryetarja e integristëve që drejton Komunën e Tetovës, Teuta Arifi, deklaroi se BDI-ja kërkon respektimin e afatit ligjor që zgjedhjet do të mbahen në gjysmën e parë të muajit maj.
Në mbledhjen e fundit të kryesisë ne diskutuam edhe në këtë temë dhe qëndrimi jonë është që zgjedhjet të mbahen në fundin e gjysmës së parë të majit sepse konsiderojmë se edhe ashtu kemi një zgjatje të vogël të mandatit të kryetarëve të komunave. Me qenë se komunat kanë të bëjnë me çështje shumë praktike sa u takon qytetarëve dhe interesave të tyre, është mirë që këto procese zgjedhore të përfundojnë brenda afateve – deklaroi Teuta Arifi, nënkryetare e BDI-së.
I pyetur nga Alsat nëse shtyrja eventuale e zgjedhjeve do të nënkuptonte thellim të krizës dhe rrezik që krerët shqiptarë të humbin pushtetin mbi komunat që drejtojnë, kreu i Gostivarit Nevzat Bejta deklaroi se ata janë të gatshëm të respektojnë vullnetin e qytetarëve.
Qëndrimi i BDI-së është që të respektohet afati për mbajtjen e zgjedhjeve lokale sepse kjo është në dobi të të gjithë qytetarëve në nivelin lokal dhe që i përfshin të gjitha komunat në nivel nacional. Ne kemi bërë punët tona dhe e respektojmë demokracinë dhe votën e qytetarëve. Sido që të votojnë qytetarët, le të votojnë. Por duhet të zgjedhin njerëz në pushtetin lokal që do t’ju shërbejnë atyre – Nevzat Bejta, nënkryetar i BDI-së
Afati i fundit për shpalljen e zgjedhjeve është skadon të hënën. Kreu i Kuvendit i cili nuk është zgjedhur akoma deri nesër duhej ti shpallte zgjedhjet vendore për të respektuar afatin e përcaktuar në Kodin Zgjedhor për organizimin e tyre në muajin maj. Nëse votimet nuk mbahen në maj, krerët e komunave dhe këshillat komunal nuk do të kenë më asnjë kompetencë.
Fatlume Dervishi