Prokurorët e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë “zbarkuar” në 12 qarqet e vendit që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në kuadër të monitorimit dhe hetimit të krimeve zgjedhore.
Në qarqet që konsiderohen si zona me rrezikshmëri të lartë për krimin zgjedhor, si Fieri, Elbasani, Durrësi, Shkodra dhe Lezha, janë caktuar nga dy prokurorë të posaçëm për të ndjekur situatën nga afër.
Ndërkohë, në Tiranë, qëndra e zhvillimeve më të mëdha politike dhe elektorale, janë caktuar tre prokurorë të SPAK për të mbuluar territorin e kryeqytetit.
Prokurorët janë të shoqëruar nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët do të asistojnë në hetimet në terren dhe do të sigurojnë mbledhjen e çdo prove të mundshme për parregullsi apo shkelje ligjore gjatë procesit zgjedhor.