Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov deklaroi sot se deri më tani kanë humbur jetën 40 ushtarakë ukrainas dhe janë shënuar dhjetëra viktima civile, ndërsa nënvizoi se, mes viktimave 2 janë fëmijë.
“Aktualisht kemi një informacion nga ana e Ukrainës kemi rreth 40 persona të ushtrisë, dhjetëra viktima civilë. Kemi informacion nga këto viktima dy persona janë fëmijë. Rreth 50 persona të ushtrisë ruse kanë humbur jetën. 6 avionë dhe 2 helikopterë janë rrezuar nga ana e Ukrainës”, u shpreh ambasadori Shkurov.
Ambasadori deklaroi më tej në fjalën e tij para mediave se, përveç kërkesës për sanksioneve, Ukraina ka bërë edhe kërkesa për armatime.
“T’ju them të drejtën i kemi bërë edhe një kërkesë qeverisë shqiptare për ndihmën me benzinë dhe lëngje të tjera të tilla”, tha ambasadori.



