Nga nesër, të gjithë qytetarët të cilët për shkaqe shëndetësore nuk mund të shkojnë deri në pikën e vaksinimit, mund që të vaksinohen në kushte shtëpiake, gjegjësisht aty ku jetojnë. Paraqitjen për vaksinimin e personit të pa lëvizur mund ta bëj ndonjëri nga familjarët, duke u paraqitur direkt në shtëpinë e shëndetit të qytetit ku jetojnë apo përmes linjave të telefonit të cilat ministria e Shëndetësisë I ka publikuar për secilin qytet. Vaksinimin në kushte shtëpiake do ta bëjnë ekipet mobile të shtëpive të shëndetit nëpër qytetet e vendit. Ndërkohë vaksinimi në terren dhe ai në pikat tjera të vaksinimit vazhdon të ecë. Deri dje janë vaksinuar rreth 490.000 qytetarë, prej të cilëve mbi 330.000 me dy doza. Gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 17.085 persona prej të cilëve 5.977 me dozën e parë.
Data 10.07.2025
Aktuale
- Spiropali, vizitë zyrtare në Sofie me Kryeministrin Jeliazkov: Bullgaria mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian
- Takimi Siljanovska Davkova-Sllaveski: Të ruhet stabiliteti makroekonomik dhe të stimulohen investimet e reja
- SHBA-ja vendos sanksione ndaj Raportueses Speciale të OKB-së, Francesca Albanese
- LDK zyrtarizon Driton Selmanajn si kandidatin ideal për Kryetar të Prizrenit
- Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, dhunoi brutalisht një çift të moshuarish në Fier! Familjarët shpërthejnë në gjykatë
- Deputetja Beqiri: BDI u hesht kur rriheshin shqiptarët, por bëhet e zëshme për karriget dhe tenderët
- Zjarri në Landfillin e Elbasanit – Arben Cara: Vatër masive, u deshën tonelata dhera dhe shkumë për të shuar flakët, zjarrfikësit u vunë në vështirësi
- Jeff Williams vendos të largohet nga Apple pas tre dekadash kontribuese