MPB ka bërë të ditur se nesër në periudhën nga ora 20:00 deri në orën 04:00, për shkak të xhirimeve të një filmi, bulevardi “11 Tetori” do të mbyllet në të dy drejtimet nga kryqëzimi me bulevardin “Dame Gruev” deri në kryqëzimin me bulevardin “Koço Racin” në Shkup.
Nga MPB thonë se Njësia e sigurisë në trafikun rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë trafiku, me ridrejtimin e trafikut në rrugët përreth.
“Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e lëshuara nga oficerët e policisë në rrugët ku do të zhvillohet eventi”, thonë nga MPB.