Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se nesër në orën 13:00 ka thirrur takim liderësh në Klubin e Deputetëve, për t’i informuar liderët partiak për detajet e takimit me kryeministrin grek Cipras dhe për mundësinë që të jepët shans i ri për zgjidhje eventuale që do të ishte e pranueshme për të dyja palët.
Aui deklaroi se shumë opsione po shqyrtohen dhe njëra nga mundësitë mund të jetë përfundimi i procesit, me zgjidhje komplete e cila asnjëherë më nuk do të hap konteste mes dy vendeve fqinje si Republika e Maqedonisë dhe ajo e Greqisë. /SHENJA/