Nesër në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit do të aterojë aeroplani i parë nga Sofja, me çka do të realizohet fluturimi i parë i kësaj linje ajrore.
Me aeroplan në Shkup do të arrijnë delegacionet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të udhëhequra nga ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski dhe homologu i tij bullgar Nikollaj Shabev, si dhe operatorë turistikë nga dyja shtetet. Sipas kjo linjë do të duhet të jetë e rregullt nga muaji i ardhshëm ndërsa do të konfirmohen edhe pako turstike që të rritet numri i turistëve.
Para fluturimit të nesërm, sot në Sofje po mbahet takim i Grupit të punës për bashkëpunim në fushën e infrastrukturës, transportit dhe ndërlidhjes. Përskaj Boçvarskit dhe Shabev, pjesëmarrës do të jenë edhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski si dhe zëvendëskryeministri dhe ministri bullgar i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Grozdan Karaxhov dhe ai i Energjetikës Aleksandar Nikollov. Në takim do të shqyrtohen çështjet e interesit të përbashkët në pjesën e komunikacionit rrugor, lidhjes transportuese dhe digjitalizimit.
Ndërlidhja ajrore mes këtyre shteteve do të jetë hap i pare I bashkëpunimit ndërsa janë nënshkruan dy dokumente për përforcimin e ndërlidhjes infrastrukturore të dy vendeve, për linjë të drejtpërdrejtë ajrore Shkup – Sofje dhe për Korridorin 8.