Nesër në Gjykatën Penale të Shkupit fillon gjykimi kundër Lupço Palevskit Palço, ndaj të cilit Prokuroria ka dorëzuar aktakuzë se ai ishte organizator i rrëmbimit dhe më pas vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi. Për të njëjtën ngjarje janë akuzuar më parë edhe katër persona të tjerë dhe me kërkesë të prokurorisë pritet të bashkohet procedura për ta. Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov akuzohen si bashkëpunëtorë në rrëmbimin dhe vrasjet. Sipas aktakuzës, qëllimi i tyre ishte ta detyronin një anëtar të familjes së ngushtë të Vanjës të jepte para për shpërblim. Babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, akuzohet se ka ndihmuar në rrëmbimin e vajzës së tij. /Alsat.mk
Data 19.09.2026
Aktuale
- Edward Joseph: Dënimet e Hagës janë shqetësuese, por shpallja e pafajësisë është një hap pozitiv
- Pas Hagës, çfarë e pret drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?
- “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale
- Çfarë u zbulua gjatë kontrollit blic në qelinë e Ergys Agasit? Lala: Pati “fërkim” mes SPAK dhe Policisë së Burgjeve! Prokuroria donte të zbulonte…
- Burri padit OpenAI: Si ChatGPT e çoi në një krizë identiteti
- Vdes aktorja kosovare
- Izraeli kërkon “kompensim” nga SHBA-ja pas marrëveshjes saudite për avionët F-35
- Alarmi për virusin e Nilit Perëndimor: Dy të vdekur dhe shtatë raste të reja në Kosovë



