SPB Shkup njofton qytetarët se të martën, më 23 shtator 2025, në periudhën nga ora 17:30 deri në 21:00, do të vendoset regjim i veçantë trafiku për shkak të mbajtjes së një gare rrugore.
Gara do të nisë para Shkollës Fillore “Koço Racin” dhe do të zhvillohet përgjatë rrugëve “Todor Aleksandrov”, “Partenija Zografski” dhe “Aco Karamanov”. Për këtë arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për ridrejtimin e trafikut në rrugët përreth.
SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktivitetit.