Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se më 12.09.2025 do të fillojë dezinsektimi ajror i zonës së Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, ndërsa më 16.09.2025, dezinsektimi tokësor kundër formave të rritura të mushkonjave dhe larvave të mushkonjave, përkatësisht:
- Dezinsektimi ajror i zonës së Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, do të zhvillohet më 12.09.2025 (e premte) dhe më 13.09.2025 (e shtunë), në orët e hershme të mëngjesit.
- Dezinsektimi tokësor i zonës së Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave dhe larvave të mushkonjave, do të zhvillohet nga 16.09.2025 (e martë) deri më 19.06.2025 (e premte), në periudhën nga ora 22.00 deri në orën 03.00.
Nëse kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, ai do të kryhet në të njëjtën kohë ditën e parë pasuese, kur kushtet e motit janë të favorshme.
Bletarët këshillohen të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët në kohën e duhur.