Për shkak të punëve teknike në elektro rrjetin distributiv pa energji elektrike do të mbesin disa pjesë të Kisella Vodës, Qendrës dhe Karposhit.
– Advertisements –
Siç informon Qendra rajonale për Menaxhim me Krizat të Qytetit të Shkupit, pas njoftimeve nga EVN dhe NP Ujësjellës dhe kanalizim, nesër pa energji elektrike do të mbesin: nga ora 08:00 deri në 14:00, shfrytëzuesit e rr. “Pushkinova” nr.4 (komuna Kisella Vodë) nga ora 08:00-15:00, shfrytëzuesit e rrugëve: 163, 164, 165 dhe Husein Bajram në lagjen Kërnjevo (komuna Qendër), ndërsa prej orës 09:00-14:00, shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve: Demir Trajko dhe Njegosheva (Komuna e Karposhit).
Të premten, pa energji elektrike prej orës 08:00-16:00, do të mbesin shfrytëzuesit e disa pjesëve të rrugëve: Kosta Novakoviq dhe Metodija Shatorov-Sahrlo. (Komuna Aerodrom).
Pa ujë, sërish, nesër, për shkak të lidhjes së rrjetit të ujësjellësit me diametër prej f-100mm në rr. Sreqko Puzhalka pn, prej orës 08:30 deri në përfundimin e aktiviteteve, do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës Sreqko Puzhalka dhe lagjja. Tovarnik. (Komuna Gazi Babë).
Për shkak të lidhjes së rrjetit të ujësjellësit me diametër prej f-100mm në rr. Viktor Igo nr.31, nga ora 09:00 deri në përfundimin e aktiviteteve, me furnizim të ndërprerë me ujë, do të jenë edhe shfrytëzuesit e rrugëve: Viktor Igo, Nevena Georgieva Dunja, Draga Stojanovska dhe Drenak. (Komuna e Kisella Vodës).