Parlamenti studentor organizon debatin me temë ‘Perspektiva e të rinjve në Komunën e Tetovës” më datë 24.10.2017 ora 13:00 në Amfiteatrin LH4 ku të ftuar janë kandidatët për Kryetar/e Komune të rrethit të dytë të zgjedhjeve në komunën e Tetovës.
Në debat do të diskutohen çështjet që i tangon të rinjtë sidomos studentët e qytetit tonë, pra me theks të veçantë janë studentët. Në debat do të kemi mundësinë të flasim për arsimin, kulturën dhe jetën studentore në Komunën e Tetovës.