Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Elbasanit, pas takimeve me qytetarë në rrugët e Tiranës.
Lideri demokrat ndodhet sot në Elbasan, ku u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë.
“Ky diell do të shndrij. Se e dua shumë. Kam qenë në Elbasan, dhe falë punës që kemi bërë, e kam më të lehtë. Shembull i qënderesës për demokraci dhe liri.”, tha ai.
Pyetjes se gazetares Klodiana Lala nese do te pranonte rezultatin e zgjedhjeve nese humbiste, Basha
tha se kishte gjetur personin e gabuar.
“Gjejeni personin e duhur për t’ja bërë këtë pyetje. Elbasani do të fitojë. Elbasani po udhëheq me pjesmarrjen. Elbasani po i prin Shqipërisë. Të gjithë masivisht në kutitë e votimit. Votoni masivisht. Kutitë e votimit deri në orën 19:00. Jam këtu për të shijuar këtë kohë të bukur. Ky është shansi juaj. Mundësia juaj.”, tha Basha.



