Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme e hoqi nenin 144 të Ligjit për shërbim gjyqësor, i cili ka të bëjë me dorëzimin e dëshmive për njohjen e gjuhëve të huaja dhe punën me programe kompjuterike për punë në zyrë nga ana e nëpunësit gjyqësor.
“Nëpunësi gjyqësor i cili ka bazuar marrëdhënie pune në gjykatë përfundimisht me ditën e fillimit me zbatimin e këtij ligji, duhet të dorëzojë dëshmi për njohje të gjuhëve të huaja dhe njohjen e punës me programe kompjuterike për punë në zyrë, të përshtatshme me vendin e tij të punës, përcaktohet në paragrafin 1 të nenit 144.
Në nenin e njëjtë të Ligjit për shërbim gjyqësor, në paragrafin 2, gjithashtu, përcaktohet se nëpunësi gjyqësor i cili nuk do të dorëzojë dëshmi për njohjen e gjuhëve të huaja dhe njohjen e punës me programe kompjuterike për punë në zyrë do të sistemohet në vendin e punës për një kategori më poshtë nga vendi i punës në të cilën ka qenë në momentin e hyrjen në fuqi të Ligjit, përveç nëpunësve gjyqësor të cilët në ditën e fillimit me zbatimin e këtij ligji janë sistemuar në vendin e punës në nivelet inkuadruese.
Gjykata sot i hodhi poshtë nismat e shtruara të anëtarëve të ligjeve për arsimin e mesëm dhe të lartë, të cilat e rregullojnë kontrollin ekstern të arritjeve të suksesit të nxënësit.
Në nismat kërkohet heqja e vlerësimit ekstern, pastaj ky vlerësim të mos ndikojë në suksesin e përgjithshëm të nxënësit, si dhe në atë mësimdhënësit rezultatet e të cilëve të testimit do të tregojnë tërheqje në vlerësim të mos pushohen nga puna.
Gjykata i hodhi poshtë nismat sepse këto dispozita ligjore veçmë janë vlerësuar në të kaluarën.
Nga Gjykata përkujtojnë se pjesa e nenit e cila ka të bëjë me ndikimin e vlerësimit ekstern të suksesit të përgjithshëm më nuk është në ligj, sepse në vitin 2016 me ndryshimet e ligjeve për arsimin e mesëm dhe të lartë është tërhequr nga vetë ligjvënia.
Në raport sërish me dispozitën e cila ka të bëjë me pushimin nga puna të mësimdhënësve dhe profesorëve, Gjykata veçmë e ka vlerësuar në vitin 2013 dhe ka konfirmuar se nuk është në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas mendimit të Gjykatës të pabaza ishin pohimet në nismën e ligjeve për arsimin e mesëm dhe të lartë sepse nuk bëhet fjalë për kusht për punësim të mësimdhënësve, por për sanksionim të punës joprofesionale të mësimdhënësit, profesorit e cila është manifestuar përmes vlerësimit joobjektiv.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Autobusët e NTP “Shkup” po qarkullojnë pa ndërprerje, dje morën karburant për dy ditë
- Materialet e votimit do të kushtojnë 800.000 euro, KSHZ ka dhjetë milionë euro në dispozicion
- Mucunski: Dialogu strategjik me SHBA-në parashikon një sërë masash për avancimin e marrëdhënieve reciproke
- Kërcënonte 23-vjeçaren duke i hapur llogari false për t’i dhënë para, në pranga autori! Çfarë gjeti policia në telefonin e tij
- Manaj gati të blejë klubin shqiptar të futbollit
- Digjet një shtëpi në Shkup
- U kap nga karabinierët me kokainë, flet 22-vjeçari shqiptar: Jam turist, e kisha për përdorim personal
- Përplasje me armë në Scicli mes bandave! Një shqiptar dhe dy afrikano-veriorë të plagosur, një në burg, një në arrati