Ndërtim i kapaciteteve tek të rinjtë me qëllim që të bëhen faktor në krijimin e politikave lokale për zhvillim është qëllimi i projektit “Të rinjtë nga mjediset rurale për integrimin e Maqedonisë në BE”.
Projekti i cili u promovua sot në Shkup është financuar me mjete nga BE-ja, ndërsa e zbatojnë katër organizata. Lider i projektit është Dega në Maqedoni e Organizatës për lidhje të vlerave natyrore dhe njerëzve (CNVP) me seli në Hagë, Holandë, ndërsa e zbatojnë në partneritet me Rrjetin për zhvillim rural të Maqedonisë dhe dy organizata të tjera të rrjeteve nga Serbia dhe Kroacia.
Siç theksoi Sasho Petrovski nga CNVP, projekti fokusohet tek të rinjtë nga rajoni planor Lindor dhe Juglindor i Maqedonisë ku do të përpiqen t’i animojnë të rinjtë dhe organizatat e shoqërisë civile të cilat punojnë me të rinjtë për t’i përforcuar kapacitetet e tyre për aktivizimin e të rinjve, ndërtimin e karrierës dhe për t’u mundësuar atyre që të ndikojnë në bërjen e politikave në nivel lokal.
“Përmes projektit do të mundësohet njohje me përvojat e organizatave të ngjashme nga Serbia dhe nga Kroacia dhe zbatimin e tyre, ndërsa me qëllim që të sjellim ndryshim në pjesët e Maqedonisë ku efektet e shpopullimit dhe largimi i të rinjve janë më të mëdha. Nëse ky model i punës me të rinjtë jep rezultate dhe sukses, ekziston mundësia që edhe më tej të reflektohet”, thotë Petrovski.
Petar Gjeorgjievski nga Rrjeti për zhvillim rural i Maqedonisë, i cili numëron më shumë se 83 organizata anëtare në fusha të ndryshme të veprimit, thotë se emigrimi i përditshëm i të rinjve nga fshati në qendra urbane por edhe jashtë shtetit paraqet problem serioz. Nëpërmjet këtij projekti, shtoi ai, do të mundohen t’i adresojnë nevojat e të rinjve në nivel më të lartë dhe t’ju ndihmojnë që sa m shpejtë të afrohen drejtë burimeve të ideve dhe iniciativave, si dhe mjetet financiare për t’i realizuar nevojat e tyre.
“Qëllimi i ynë është të mbahen të rinjtë në këto mjedise, të mos emigrojnë në qendrat urbane, sepse Maqedonia kryesisht është vend rural me burime të pashfrytëzuara”, theksoi Gjeorgjievski. Ai shtoi se një nga masat për kyçjen e të rinjve në krijimin e politikave lokale për zhvillim është edhe ashtuquajtura masa lider e cila zbatohet përmes IPARD dhe MBPEU. Igor Staiq nga rrjeti ndërkombëta për zhvillim rural të Serbisë tha se në projekt do të sjellin pjesë të përvojës së tyre të madhe me shembuj të suksesshëm në punën me të rinjtë. Projekti do të zgjasë 18 muaj dhe duhet të përfundojë në qershor të vitit 2019.
Data 26.02.2025
Aktuale
- Shqetësues migrimi i të rinjve nga vendi, shkak papunësia dhe jetesa e vështirë
- Skandali në Dogana/ Biznesit i mbahet 2 muaj malli i bllokuar! Mungojnë pullat fiskale
- “Interpelanca për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, Çaçarova Ilievska: Një kërkesë e tillë është precedent në historinë e vendit
- Kryeministri Mickoski për vizitë në Komunën e Negotinës
- BDI: Betoni dhe korrupsioni po mbytin Çairin – Kush do të mbajë përgjegjësi?
- VMRO-DPMNE: Prokurorët dhe gjyqtarët nuk e sanksionojnë krimin
- Në mars do të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e interkonektorit të gazit me Greqinë
- Niveli i Liqenit të Ohrit 24 centimetra nën mesatare për shkurtin