
Daris Inxhinering, Has Inxhinering, Smart-Tek, Ebiznis janë 5 nga nëntë ndërmarrjet aplikative të cilat suksesshëm i kanë përfunduar projektet e tyre, të përkrahura nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik. Drejtoresha e këtij fondi, Jasmina Popovska, tha që ndërmarjet në fjalë kanë fituar përkrahje finansiare falë anazhimit të madh dhe strategjive vizionare të cilat kanë sjellur mundësi, tregje, nevoja dhe vendime të reja.
“Ngjarja e sotme para së gjithash ka për promovimin e shembujve të suksesshëm të sipërmarrësve të cilat dy vitet e kaluara kanë punuar shumë për t’i realizuar idetë e tyre dhe për të sjellë gjëra inovative dhe shpresojmë që të njëjtat të jenë shembuj pozitiv edhe për ndërmarrjet e tjera, megjithatë edhe për të rinjtë që do donin të fillonin një biznes të ri”, tha drejtoresh e Fondit, Jasmina Popovska.
Përfaqësuesit e dy nga kompanitë shprehën entuziazmin e tyre për ndihmën financiare që u është dhënë nga ky fond dhe tregojnë për aplikacionet me të cilat merren kompanitë e tyre.
“Ne fituam qysh në thirrjen e parë publike nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik fituam garantues, tani në thirrjen e tretë jemi gjithashtu fitues. Përndryshe kompania jonë merret me zhvillimin dhe implementimin e pjesëve softuerike dhe harduerike sa i takon energjisë efikase, para se gjithash për kompani industriale që produktet tona të mund të shpenzojnë, të implementojnë kursime, sa i takon anës financiare dhe në këtë mënyrë të shpenzohet edhe energjia elektrike”, tha pronari i njërës nga kompanive.
“Vejpr apps merret me zhvillimin e produkteve softuerike për menaxhimin e kompanive të mesme të cilat dëshirojnë kontrollim fleksibil të infrastrukturës së tyre. Fondi për inovacione, pas shumë punësh dhe aktivitetesh, kompania ekziston më shumë se dy vite, na është dhënë mundësia të fitojmë ndihmë financiare nga Fondi për Inovacione”, tha përfaqësuesi i një kompanie tjetër.
Në muajin shkurt do të shpallet edhe një thirrje publike për aplikim të ndërmarrjeve të reja për të cilat do të ndahen 450.000 euro. Fondi për inovacione dhe Zhvillim Teknologjik është në treg nga viti 2014 dhe për tre vjet ka përkrahur 37 ndërmarrje në realizimin e zgjedhjeve të reja dhe ka përforcuar kapacitetet e tyre zhvillimore.
Emine Ismaili /SHENJA/