Në një pres konferencë në selinë e qeverisë u firmos një memorandum për bashkëpunim mes Ministrisë së Arsimit e Shkencës dhe EVN Maqedoni.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, gjatë fjalimit të tij falënderoi ndërmarrjen EVN Maqedoni se si kjo firmë private me vetiniciativë ku Ministria e Arsimit ka një sërë aktivitetesh me këtë kompani. Ai bëri të ditur edhe projektet e ardhshme me këtë kompani.
“Falënderim për kompanitë që na ndihmojnë në përmirësimin e sistemit të arsimit në vendin tonë. EVN Maqedoni u paraqit biles me vetiniciativë një sërë aktivitetesh, risish dhe praktikash për sa i përket njësive të nxënësve. Prej vitesh kemi një bashkëpunim mes shkollës teknike “Miahjllo Popin në Shkup, dhe prej vitit tjetër do të kemi një tjetër bashkëpunim mes shkollën teknike ne Gostivar, ku po avancohet ky bashkëpunim,. EVN Maqedoni gjithashtu kanë dhënë bursa, financime për pajisjet e praktike në këto shkolla. Memorandum avancon bashkëpunimin për ndërtimin e një sistemi më të mirë arsimor, promovimin e arsimit të mesëm profesional. Memorandumi po ashtu përmban aktivitete, seminare dhe konferenca të përbashkëta. Me përforcimin e bashkëpunimit mes EVN Maqedoni dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në periudhën afat mesme dhe afatgjatë mund të bëjmë më shumë për përgatitjen e brezave të rinj”, tha ministri i Arsimit, Arbër Ademi.
Nga ana tjetër Stefan Peter, Kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, falënderoi ministrin Ademi për bashkëpunimin e ngushtë me të dhe ministrinë e që ai drejton ku siguroi se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më fuqishëm në të ardhmen mes kësaj kompani dhe Ministrinë e Arsimit për brezat e rinj që po vijnë.


