Kompania publike për rrugët shtetërore dhe konsorciumi ndërkombëtar “IRD Engineering”, sot në Qeveri ka nënshkruar kontratën për konsulencën dhe mbikëqyrjen e autostradave në korridoret 8 dhe 10-d, të cilat do të ndërtohen nga konsorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka”.Me nënshkrimin e marrëveshjes fillon procesi i negociatave me konsorciumin amerikano-turk “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e katër seksioneve të autostradave me gjatësi mbi 120 kilometra në korridoret 8 dhe 10D dhe gjatë këtij viti pritet të fillojnë edhe aktivitetet e ndërtimit.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski tha se në buxhetin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për këtë vit për këtë projekt tashmë janë paraparë 15 miliardë denarë ose rreth 244 milionë euro.
Data 02.07.2025
Aktuale
- Mexhiti: Gëzuar 4 Korrikun, qoftë e përjetshme miqësia me SHBA-në!
- Mickoski: Identiteti maqedonas për mua nuk është vetëm kuzhina, por edhe revolucionarët maqedonas Dellçevi, Gruev dhe Sandanski
- Integrimi evropian i Maqedonisë dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik në fokus të takimit të Siljanovska-Davkovës me kryeministrin spanjoll Sançez
- Rihapja e rrugës në Merdar: Një mundësi e re për qarkullim dhe siguri
- Elon Musk shokon me deklaratën se nuk përdor kompjuter
- Ambasadori Meidani: Shqipëria me ritëm të lartë drejt BE-së
- Zhduket pa gjurmë “Sanco”! Eraldo Muçi, miku i besuar i Aleksandër Sadikajt, nuk jep më asnjë shenjë jete prej dy javësh
- U tërhoq në momentin e fundit, s’dihet arsyeja se pse Vuçiq nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit