Zëvendëskryeministri i Qeverisë së RMV-së dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, dje nënshkroi Marrëveshjen Kolektive për punonjësit në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, me çka, siç thuhet në njoftim, bëhet një hap i rëndësishëm drejt avancimit të statusit të të punësuarve, përkatësisht përmirësohen ndjeshëm të drejtat e punëtorëve dhe sigurohen kushte më të favorshme krahasuar me zgjidhjet e deritanishme ligjore në sektorin publik.
Me Marrëveshjen Kolektive parashihet që rritja e pagave për nëpunësit administrativë të realizohet në tri faza, në periudhën nga marsi 2026 deri në mars 2028.
Me këtë marrëveshje rregullohen gjithashtu të drejtat, detyrimet dhe statusi i punës së të punësuarve, si dhe kushtet e punës, duke siguruar më shumë siguri, mbrojtje më të mirë të të drejtave të punëtorëve dhe një kornizë më të qartë për funksionimin e institucionit. (koha.mk)


