Sa zbatohet ligji për gjuhët i vitit 2008 nëpër institucione shtetërore? Organizata joqeveritare “Vlerat e përbashkëta” ka bërë një analizë nga e cila ka ardhur në përfundim se nëpunësit nuk janë të informuar se ekziston një ligj i tillë.
“Jo gjithsecili prej tyre është I informuar se ekziston një ligj. Një ligj I 2008-ës. Ajo tjetra që është e rëndësishme është zgjidhja Ad hoc e nevojave, në qoftë se një palë kërkon të flasë në gjuhë tjetër përveç maqedonishtes. Dmth Nuk janë edhe shumë të ekuipuara sektorët përkatës, në momentin kur pala dëshiron të flasë në gjuhë tjetër nga ajo maqedonase dhe ajo gjithmonë është zgjedhur me zgjidhje Ad hoc në mënyrë kolegiale që tu dalin në ndihmë, për të ndihmuar palën, që të përkthejnë në gjuhën maqedone”, tha Razije Jonuzi, kryetare e OJQ Vlera të përbashkëta.
Ajo gjithashtu tha se përdorimi i ligjit për gjuhët i 2008-ës është lënë në vullnet të lirë, të udhëheqësve të sektorëve.
Edhe profesoresha universitare Besa Arifi thotë se ligji është zbatuar fare pak.
“Me vetë faktin që nëpunësit shtetërorë që punojnë nëpër këto ministri, shumë pak kanë qenë të informuar se ekziston një ligj I tillë, tregon edhe nivelin e implementimit të këtij ligji në praktik. Që faktikisht ka qenë një ligj I sjellë që në vitin 2008, ndërsa në praktik veçanërisht në institucione të caktuara është impemenetuar fare pak. Kjo tregon domethënë që njëri nga rekomandimet kryesore që është përmendur edhe në kuadër të vetë analizës, është që të ngrihet vetëdija pikësëpari lidhur me ligjin dhe që të punohet më tepër në përcaktimin e metodave të implementimit të tij”, tha Prof.Dr.Besa Arifi.
Pengesë e zbatimit të ligjit është edhe mungesa e kuadrit të kualifikuar. Profesorët e gjuhës propozuan formimin e një komisioni për trajnimin e të punësuarve si përkthyes.
“Unë insistoj që të bëhet një lloj komisioni I këtillë, sepse vërtet ka nevojë, që të mos kemi probleme, nuk është çështja vetëm të zbatohet ligji për gjuhën shqipe, por puna është që ky zbatim të jetë I mirëfilltë. Të mos na dëmtoj ne, por të na avancojë përdorimin e gjuhës”, tha Ajten Qamili, Gjuhëtare.
Sipas analizave të bëra në tre ministri, më shumë se gjysma e nëpunësve nuk kanë pasur kurrë përvojë që të shkruajnë ose të lexojnë akte në një gjuhë tjetër, përveç asaj maqedonase.

