Nënkryetari i qytetit të Shkupit, Aleksandar Trajanovski, sot ka njoftuar se jep dorëheqje të parevokueshme. Në arsyetimin e tij ai thotë se nuk pajtohet në çfarë drejtimi po shkon qyteti dhe ndërmarrjet e tij publike.
Si një nga arsyet kryesore të vendimit, Trajanovski përmend faktin se vitin e fundit ka punuar vetëm në projekte në komunën e Sarajit, duke theksuar se nuk dëshiron të jetë nënkryetar vetëm i komunës së Sarajit, duke aluduar se vendimet kadrovike në ndërmarrjet publike merren nën ndikimin e BDI-së.
Pas deklaratës së Trajanovskit, Qyteti i Shkupit dërgoi përgjigje në të cilën thuhet se ai është shkarkuar nga detyra para tre muajsh për shkak të dëmtimit të reputacionit të qytetit, moskryerjes së detyrës dhe moskryerjes së funksionit të nënkryetarit të komunës.
Po ashtu, Qyteti i Shkupit përmes një komunikate ka mohuar se BDI ka pasur ndonjë ndikim në punësimet kadrovike dhe këto akuza i ka quajtur joserioze./ Alsat.mk