Nënat e Srebrenicës i janë gëzuar vendimit të Tribunalit të Hagës për ta dënuar me burgim të përjetshëm Ratko Mlladiqin. Mlladiq u dënuar sot për gjenocid në Srebrenicë dhe për 11 pika tjera nga aktakuza për krime lufte, shkruan lajmi.net.
Mlladiq është shpallur fajtor në 11 pika të aktakuzës. Mlladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.
Vendimi për Mlladiqin do të jetë gjykimi i fundit nga Tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat ballkanike në vitet e 90-ta. Ndër të tjera Mlladiq, është akuzuar për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime.