Dje u bënë homazhe për një mjeke luftarake, nënë e 12 fëmijëve, e cila dha jetën në vijën e parë të frontit duke luftuar pushtuesit e Vladimir Putinit. Heroina, Olga Semidyanova, e cila mbante një armë, u qëllua për vdekje në stomak gjatë një beteje të ashpër pranë Donetskut në jug. Trupi i saj nuk është gjetur ende për shkak të betejave të vazhdueshme në zonë, duke i lënë familjes së saj të thyer një pritje të dhimbshme, shkruan The Sun.
Vajza e saj, Julia, tha: “Ajo i shpëtoi ushtarët deri në fund. Ne kemi foto nga vendi i vdekjes, por për shkak të luftimeve të rënda ne ende nuk mund ta varrosim nënën time.”
Përveç gjashtë fëmijëve të saj, Olga kishte birësuar gjashtë jetimë nga jetimorja. Ukrainasit mirënjohës vërshuan mediat sociale me homazhe për Olgën.