Kriza ekonomike po shtrin terrenin, po merr dimensione të frikshme dhe po sfidon durimin e njerëzve që po përballen me ekzistencën transmeton Faktiditor.ch.
Rrugët po mbushen secilën ditë me njerëz që kërkojnë të gjejnë shpëtimin duke lutur të tjerët t’u ndihmojnë .Papunësia e skajshme, varfëria që ka prekur sidomos familjet shqiptare kanë bërë që në arradhën e këtyre njërezve , në zona të frekuentuara të qyteteve të gjesh madje edhe gra shqiptare të shtyrë në moshë që kërkojnë lëmoshë gjithandej.
Rasti më i fundit është një familje nga Hasanbegu, më saktë një nënë e fëmojëve që kërkont’i shpëtojë nga mjerimi ekstrem,Ajo përmes një postimi publik kërkon të ndihmohet nga njerëzit për aq sa kanë mundësi të ndihmojnë pra atë të mund të ushqejë dhe përkujdeset për fëmijët e saj.Ata janë një familje që nuk kanë me cfarë të ushqehen, nuk kanë veshmbathje, thjeshtë nuk kanë asgjë.Kjo grua është larguar nga puna për shkak se sic thotë ajo të mbulesës dhe tani nuk kanë të hyra në asnjë formë .Për shkak të sedrës që ka dhe rrethanave ajo nuk ka dhënë publikisht identitetin por për gjithë ata që duan të ndihmojnë një rast ekstrem që e kanos varfëria në shumë forma atëherë mund t’a kontaktojnë përmes numrit të telefonit 070 699 059.