Maja Trpkovska, nëna e të ndjerit Pino Sekondo në profilin e saj në Facebook ka zbuluar identitetin e të dyshuarve që janë të përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e djalit të saj shkruan Pa Censurë.
Ditë më parë polica kishte ngritur padi penale ndaj Ali Furkan dhe Angela Gjeoegjievska si të dyshuar për vrasjen e Pino Sekondos. Ndaj Ali Furkan është shqiptuar masë parabur*gimi por ai është i pakapshëm për organet e hetuesisë.
Angela Gjeorgjievska ish e dashura e Pino Sekondos është marrë në pyetje dhe është lënë e lirë.
Mbrëmë natën vonë nëna e Pino Sekondos ka shkruar:
“Ma vranë djalin, kemi shumë dëshmi dhe asnjëri nuk gjendet prapa grilave. Angela Gjeorgjievska është në shtëpi. Njerëz jeni normal apo jo. Kоckat e djali tim janë në kuti. Çfarë shteti”
Pino Sekondo është vrarë me armë zjarri në kokë afër fshatit Haraçinë, pastaj trupi i tij është dërguar në një mal afër fshatit Luboten. Skеleti i tij është gjetur ditë më parë nga banorët e zonës./Pa Censurë


