Nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta do të zhvillohet sot në Tiranë, Forumi shumë i rëndësishëm Rajonal me temë “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”. Me ftesë të Presidentit Meta në këtë Forum kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre ish-Presidenti i Kroacisë, z.*Stjepan Mesiç*, ish-Presidenti i Malit të Zi dhe lideri historik i Partisë malazeze Demokratike të Socialistëve, z.Milo Gjukanoviç, ish-Kryeministri i Turqisë dhe lideri i partisë turke “E Ardhmja”, Prof.Ahmet Davutoglu, ish-Presidenti i Kosovës, z.Fatmir Sejdiu, Ministri i Shëndetësisë njëherazi Kryetari i “Aleanca për Shqiptarët” në Maqedoninë e Veriut, z.Arben Taravari, si dhe shumë personalitete të tjera të politikës në rajon, ish-ministra të jashtëm, ambasadorë e gazetarë të shquar të cilët do të trajtojnë në këtë panel problematikat gjeopolitike të Ballkanit, Europës dhe hapësirës Trans-Atlantike. Disa nga çështjet thelbësore që do trajtohet në këtë Forum Rajonal do të jenë domosdoshmëria e forcimit të bashkëpunimit rajonal, dimensioni i demokracisë dhe sfidave të saj përballë kërcënimeve të regjimeve autokrate, si dhe përshpejtimi i proceseve integruese të vendet tona në Bashkimin Europian. Ky aktivitet shumë i rëndësishëm, që nis sot në ora 17:00, i ndarë në dy panele, do të transmetohet live për të gjitha mediat.
Data 03.07.2024
Aktuale
- Getoar Selimi feston sot ditëlindjen, ky është urimi i ëmbël i Marinës
- “Gjenitë si ai e kanë të siguruar pavdekësinë”- Meta në homazhet për Ismail Kadarenë: E ngriti Shqipërinë në majën e letërsisë botërore kur ishte më e izoluar se kurrë!
- Bastisje në Tetovë, arrestohet një person për posedim të lëndëve narkotike
- VMRO: Me pagat e drejtorëve ekonomik do të përmirësohen shërbimet shëndetësore
- Aggeler në përvjetorin e pavarësisë së SHBA-ve në Shkup: Demokracitë më të forta bëhen duke qenë të bashkuar
- Radev: Krerëve shtetëror në Shkup u mungon dija rreth të drejtës ndërkombëtare
- Homazhet për Ismail Kadarenë/ Alda Bardhyli: Ka shpërfaqur një Shqipëri të jashtëzakonshme që ne e gëzojmë sot falë penës së tij! Iku i qetë dhe pa asnjë brengë!
- U dënua 20 vjet për vrasjen e gruas, shqiptari i Kosovës i shpëton dëbimit nga Zvicra