Analistët Mahi Nesimi dhe Besim Nebiu kanë folur edhe për skenaret e koalicionit të partive shqiptare të cilat kanë për synim të fitojnë BDI-në e cila për 15 vite është partnere në çdo koalicion qeverisës.
Sipas Nebiut një koalicion mes partive të tjera shqiptare rrezikon seriozisht BDI-në, por një koalicion i tillë ai thotë se duhet të shpallet sa më shpejtë dhe të mos priten momentet e fundit para zgjedhjeve.
Ndërkaq, njohësi i çështjeve zgjedhore, Mahi Nesimi, ishte i drejtpërdrejt duke thënë se partitë e tjera shqiptare kanë për obligim ndaj shqiptarëve që të sjellin ndryshim në skenën politike shqiptarë në Maqedoni.