Gjatë një kontrrolli policorë një natë më parë, punonjësit e policisë kanë zbuluar një bastore të paligjshme në fshatin Vrapçisht. Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, mbrëmë rreth orës 21:00, ekipet policore kanë kryer kontrroll në një bastore sportive ku ilegalisht organizoheshin lojëra fati dhe kumar. Në object janë ndaluar dy tetovar më inicialet, B.XH (21) dhe B.F (24), të cilët ishin të punësuar aty.
“Në objektin pa firmë të gjetura dhe me vërtetim nga N.E. (45) i paraqitur si person përgjegjës, janë gjetur dhe sekuestruar : pesë televizione, katër kompjutera me mbajtës dhe monitor, dy printerë, një lexues, 10 biltena dhe 2,090 denarë”- thotë zëdhënësi i SPB- Tetovë, Marjan Josifovski.
Nëe kuadër të veprimeve po merren hapat e rradhës, pas të cilave do të pasojnë edhe procedurat ligjore.