Ministri i Jashtëm Grek Nikos Kocias dhe ai i Maqedonisë Nikolla Dimitrov, sot në Vjenë së bashku me ndërmjetësuesin e OKB-së Metju Nimic, do të ulen përsëri për të biseduar për çëshjtes e emrit.
Siç mësohet fokusi i bisedës do të jetë në ndërmarrjen e hapave të ardhshëm në kuadër të dialogut për zgjedhjen e çëshjteve të hapura bilaterale.
Në takimin e fundit Dimitrov dhe Kocijas u shprehën të gatshëm për ti gjetur zgjidhje përfundimisht kësaj çëshjte, duke respektuar interesat e të dyja palëve./Almakos