Një kënaqësi e vërtetë për sytë. Ford Fiesta i vjetër në Maqedoni mori pamjen e saj të re, në sajë të importuesit maqedonas Ford- Mi-Da Grand Motors si një aktivitet i pazakontë në fushatën për dyzet vjetorin e Fiestas.
“Në kërkimi të Fiestas së vjetër në Maqedoni”
Pesë muaj më pare në sallonin e MI Da Grand Motors u prezantua për publikun në gjendjen e saj origjinale Ford Fiesta në Maqedoni, në pronësi të familjes Todoroski Shkup.
Trashëguar nga gjyshi i saj prej shumë vitesh, Fiesta i tij aktuale lidh shumë kujtime të dashura të fëmijërisë. Prandaj Todoroski Bojan nga Shkupi është i gëzuar se automjeti do të mbetet në pronësi të familjes.
“ Do të mbetem i nderuar të vozis Fordin edhe për 40 vjet”, tha Bojan , trashëgimatar i Fordi Fiestas më të vjetër në Maqedoni.
Procesi i pesë muajve për të rindërtuar makinën ishte punë e vërtetë e vështirë për të gjithë ekipin MI Da Grand Motors. “Restaurimi i këtij automjeti kërkon përpjekje shtesë. Nuk ishte e lehtë për shkak se ajo është një model që nuk ka pjesë të reja në dispozicion, por kemi bërë maksimumin tonë “- tha Michael Terpin udhëheqës në sektorin për servis.
Të gjithë procesin në tërësi mund ta përcillni në linkun:
Krenar për këtë fushatë, MI Da Grand Motors ka konfirmuar edhe një herë një nga parimet kryesore për mbështjen e markës Ford .” “Dhe pas 40 viteve ne kujdesemi për pronarët e automjeteve që janë shitur. Ky aktivitet shënon një rëndësi historike të modelit Fiesta “- tha Driton Zaire, Menaxheri i Përgjithshëm.
Automjeti që rriktheu shkëlqimin e saj klasifikohet me një shitje të lartë në Maqedoni dhe Evropë.

