Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata me intensitet mesatar. Në VK Tabanoc ka vonesa prej 30-60 minuta për hyrje dhe dalje nga shteti, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur dhe vozitje të kujdesshme me autorimjetet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina të lumenjve dhe gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan – Dellçevë.