Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në të gjithë vendin po zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata dhe në kushte të mira për ngasje.
Sipas informacioneve të fundit, jashtë zonave urbane është vërejtur një intensitet i shtuar i qarkullimit rrugor, ndërsa situata mbetet e qetë dhe nën kontroll.
Në vendkalimet kufitare, pritje më të gjata janë evidentuar në Tabanoc (për hyrje) dhe Bogorodicë (për dalje), ku udhëtarët duhet të presin rreth 30 deri në 40 minuta. Në të gjitha vendkalimet e tjera kufitare nuk ka vonesa të theksuara për hyrje apo dalje nga vendi.
LAMM u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të jenë të kujdesshëm me shpejtësinë, sidomos nëpër luginat ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.