Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), në Maqedonin e averiut , ka hapur aplikimet dhe regjistrimet për vitin akademik 2026–2027. Universiteti fton studentë nga Maqedonia e Veriut, Turqia, Ballkani dhe vende të tjera, duke ju ofruar kushte moderne, staf akademik të kualifikuar dhe mundësi ndërkombëtare studimi.
Afatet e regjistrimit
Periudha e aplikimit të hershëm zgjat nga 2 mars deri më 30 qershor 2026. Studentët që regjistrohen në këtë fazë përfitojnë 8% zbritje shtesë mbi tarifën pas bursës.
Regjistrimi zyrtar bëhet nga 1 korrik deri më 20 shtator 2026. Ata që regjistrohen gjatë muajit korrik marrin 5% zbritje.
Programet dhe fakultetet
IBU ofron 30 programe bachelor në kuadër të 9 fakulteteve, përfshirë: Ekonomi dhe Administrim, Inxhinieri,
Juridik, Stomatologji, Shkenca Sociale,
Edukim, Arte dhe Dizajn, si dhe Shkollën e Lartë të Shëndetësisë dhe Fakultetin e Farmacisë.
Universiteti ofron edhe programe master dhe doktorature.
Kampus modern dhe mësim praktik
Me rreth 50 mijë m² hapësirë, kampusi ofron laboratorë dhe qendra moderne si: laborator i ekonomisë dhe financës, IT Loft, qendra simulimi mjekësor, qendra inovacioni, poliklinikë dentare dhe studio arti. Gjithashtu ka hapësira sportive, bibliotekë moderne, kafeteri dhe ambiente sociale për studentët.
Mundësi ndërkombëtare
IBU ka mbi 280 marrëveshje bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ofron programe shkëmbimi si Erasmus, duke u dhënë studentëve mundësi të studiojnë jashtë dhe të fitojnë përvojë ndërkombëtare.
Jetë studentore aktive
Universiteti organizon çdo vit Festivalin e Pranverës, një nga ngjarjet më të mëdha studentore në rajon, me aktivitete sportive, shkencore, lojëra dhe koncerte nga artistë të njohur.
Me një mjedis ndërkombëtar dhe fokus në praktikë, IBU synon të tërheqë edhe këtë vit studentë nga e gjithë bota në Shkup.


